Administrata gjyqësore prej sot në grevë

­Administrata gjyqësore prej sot sërish e aktivizon grevën me qëllim të realizohet kërkesa e tyre për pagesën e tatimeve të pagave në vlerë prej 35 për qind njëjtë siç është paraparë te gjykatësit, prokurorët publikë dhe nëpunësit në prokuroritë publike.

Greva do të zhvillohet në gjykatat dhe do të punohen vetëm lëndët urgjente, ndërsa në një periudhë të caktuar të ditës nëpunësit e gjykatave do të bëjnë grevë para gjykatave. Sekretari i përgjithshëm i AOGJSH­-së (Administratës, Organeve Gjyqësore dhe Shoqërive) Tërpe Dejanoski dhe kryetari i Shoqatës për administratë gjyqësore Borçe Mirçevsk dje në konferencë për shtyp theksuan se greva do të zgjasë derisa nuk realizohet kërkesa e tyre.

“Ministria e Financave nuk ka vepruar sipas rekomandimit të Qeverisë dhe prandaj greva vazhdon. U bëj thirrje kompetentëve që sërish të ulemi në tryezën negociuese dhe të gjejmë mënyrë si kërkesa jonë të realizohet me nënshkrimin e marrëveshjes e cila do t’i obligojë të dyja palët kontraktuese”, tha Dejanoski.

Administrata gjyqësore fillimisht paralajmëroi se do të grevojnë më 3 maj, por vendimi për grevë u anulua për shkak se u soll vendim për sigurimin e mjeteve financiare për rritje të kompensimeve dhe shtesave të të punësuarve në gjykata. Me vendimin iu rekomandua Këshillit buxhetor të gjykatave përmes Ministrisë së Financave të sigurojë mjete financiare për këtë qëllim.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button