fbpx

Reiner refuzon të flasë para gazetarëve në AP të RS sepse mungonte flamuri kroat

Kryetari i Parlamentit kroat, Zheljko Reiner, nuk pranoi të flasë para gazetarëve pas takimit me delegacionin e Asamblesë Kombëtare të Republikës Srpska, për shkak se pas foltores të këtij institucioni nuk ishte vendosur flamuri kroat, raporton Anadolu Agency (AA).

Ai sot zhvilloi një vizitë zyrtare në Asamblenë Kombëtare të RS-së, ku u takua me nënkryetaren, Zheljka Stojiçiç. Pas takimi Reiner ndaloi para foltores, por pas paralajmërimit të anëtarëve të ekipit të tij për mungesën e flamurit kroatë, tha se ai nuk mund të paraqitet para gazetarëve, sepse nuk është rregull që të flasë në një vend ku është vetëm flamuri i vendit që viziton.

Pas largimit të tij, Zheljka Stojiçiç, shprehu keqardhjen duke deklaruar se kjo është çështje e protokollit, që organizoi takimin.

Duke folur për takimin me Reiner ajo theksoi se patën një diskutim konstruktiv mbi disa çështje të rëndësishme për Republikën Srpska dhe Kroacinë, siç është ndërtimi i urës në Sava, asgjësimin e mbetjeve radioaktive, si dhe ndotja e cila shkaktohet nga rafineria Brod.

Pas takimit në Asamblenë kombëtare të RS-së, Reiner shkoi në takim me Franjo Komarica peshkopin e Banjallukës.

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close