Pesë anëtarë të KSHZ-së i shkruajnë letër Veljanoskit: nuk ka kushte për zgjedhje

5 anëtarë të KSHZ-së i kanë dërguar letër kreut të Kuvendit përmes së cilës e njoftojnë se në zgjedhjet e 5 qershorit do të ketë vetëm një listë zgjedhore dhe do të garojë vetëm një subjekt politik.

Në letrën e nënshkruar nga anëtarët Violeta Duma, Igor Milev, Subhi Jakupi dhe kryetari dhe nënkryetari Aleksandër Çiçakovski dhe Rexhep Prekopuca thuhet se zgjedhjet e këtilla janë jo-legjitime dhe jo-kredibile.

Sipas autorëve të kësaj letre me pjesëmarrjen e vetëm një subjekti politik në zgjedhje rrezikohet pluralizmi politik dhe nuk mund të sigurohet fshehtësia e votës, që është e garantuar me kushtetutë. Ndërkohë anëtarët e VMRO-DPMNE-së dhe PDSH-së vlerësojnë se KSHZ-ja duhet të vazhdojë punën rreth realizimit të zgjedhjeve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button