Jul Deda kundër martesave gay: Po promovoni të panatyrshmen

Aktori Julian Deda ka postuar një status në profilin e tij në Facebook ku del kundra legalizimit të martesave gay duke gjykuar edhe spotin e fundit të realizuar nga komuniteti LGBT.

Deda është shprehur se në këtë mënyrë po promovohej e panatyrshmja. “Ajo reklama ku një fëmijë rritet me dy nëna, promovon të panatyrshmen. Siç është e panatyrshme ndërhyrja në kodin e familjes.

Dhe e dini pse, sepse ky kod është bërë natyrshëm për familjen tradicionale, e cila po kërcënohet përditë nga shfaqje të tilla.

Unë nuk jam kundër, që çdokush të ketë familjen e tij, por do ishte mirë që familja të vazhdojë të jetë e shëndetshme, me role të ndara ku burri bën Babain dhe gruaja bën Nënën,”-shkruan ndër të tjera aktori i humorit në 2Xl, Deda.

Ja statusi i Plotë i Jul Dedës në Facebook:

 Ajo reklama ku një fëmijë rritet me dy nëna, promovon të panatyrshmen. Siç është e panatyrshme ndërhyrja në kodin e familjes. Dhe e dini pse, sepse ky kod është bërë natyrshëm për familjen tradicionale, e cila po kërcënohet përditë nga shfaqje të tilla. Unë nuk jam kundër, që çdokush të ketë familjen e tij, por do ishte mirë që familja të vazhdojë të jetë e shëndetshme, me role të ndara ku burri bën Babain dhe gruaja bën Nënën. 

Si mund të rritet një fëmijë me dy nëna? Mire kjo, por akoma më e mundimshme dhe e sikletshme do ishte, që ky fëmijë të rritej me dy baballarë, kjo nuk hahet as me vaj e as me uthull.  Ndërkohë që në kete vend ka rënë flama social-politike, këta gjejnë kohë dhe guxim të promovojnë anti-familjen.  

Ore kam një pyetje për ju të “dashur” LGBT-ista, meqë jeni edhe shqiptare që jetoni të përditshmen. Ç’mendoni ju për situatën e keqe ekonomike, për papunësinë, për drogën, për përgjimet, për aferat seksuale, për taksat e larta, për këndin e lojrave te parku i liqenit, për aksionin opozitar, për artin dhe teatrin, për arsimin e për shumë probleme që ka vendi juaj i mjerë, i cili po kalon ditët e tija më të vështira? 

Prononcohuni, ndihmoni në zgjidhjen e situatave, kontriboni në përmirësimin e debatit publik, sepse kjo ju bën të barabartë dhe të përfshirë në jetën e përditshme. Apo, nuk ju intereson asgjë përveç kauzave tuaja të pakuptimta, të cilat ju i përdorni çdo vit për të marrë miliona lekë nga organizatat e huaja dhe vendase, duke i gënjyer ata, duke u thënë atyre se jeni të diskriminuar.  

Bëhuni të dobishëm për vendin tuaj. Harxhojini energjitë për gjëra të natyrshme, sepse e panatyrshmja të lodh, të torturon dhe në fund nuk fiton asgjë.  P.s. Shpresoj, që ky status të mos bllokohet me urdhër të brendshëm.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button