Lunacek kërkon kompensim për gratë e dhunuara gjatë luftës

Eurodeputetja Ulrike Lunacek u ka kërkuar institucioneve të Kosovës të zbatojnë Ligjin për kompenzim për gratë e dhunuara gjatë luftës së fundit, transmeton REL.

Komentet e saj, Lunacek i bëri në mbledhjen e komisionit Parlamentar për Stabilizim Asocim që u zhvillua mes delegacionit nga Parlamenti Evropian dhe deputetëve të Kuvendit të Kosovës.

“Dëgjuam se një ligj është miratuar vitin e kaluar për të njohur traumën e grave të dhunuara gjatë luftës dhe se ato duhet të kompensohen”, ka thënë Lunacek.

“Po ashtu, dëgjuam që ky kompensim ende nuk ka filluar të zbatohet, prandaj duhet të bëhen përpjeke nga kuvendi përmes qeverisë që këto gra, që kanë përjetuar tmerrin e dhunës të kompensohen”, ka theksuar ajo. Kompensimi, vijoi Lunacek, nuk do t’u ndihmojë këtyre grave që ta kalojnë traumën, por “të paktën do t’u ndihmojë për ndonjë trajtim të nevojshëm psikologjik ose njerëzor”.

Përndryshe, delegacioni nga Parlamenti Evropian i kryesuar nga, Tonino Picolo po qëndron nga e hëna në Kosovë dhe po zhvillon takime me udhëheqësit vendor dhe ligjvënësit në lidhje me zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asocimit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button