Çfarë të bëjmë kur na zë ngërçi i muskujve?

Ngërçi ndodh kur muskujt kontrakohen papritmas dhe me dhimbje, ata zakonisht ndikojnë gjymtyrët mirëpo mund të ndjehen edhe në muskujt e abdomenit. Ngërçi zakonisht ndodh gjatë shtatëzënisë kur kemi dehidrim, apo tek më të moshuarit. Ngërçi zakonisht kalon pas disa minutave, ngërçi që zgjat më tepër se një orë mund të tregojë një problem serioz.

Cilët janë shkaktarët:
– Muskujt nuk janë të përdorur mjaftueshëm, sikurse ulja në një pozitë të njejtë për një kohë të gjatë. – Muskujt janë të përdorur së tepërmi, sikurse stërvitja eksesive.
– Mungesë e ujit dhe e kripës në organizëm
– Stërvitja pa nxemje të mjaftueshme

Çfarë të bëjmë:
-Zgjateni muskulin e shtrënguar, për ngërç të këmbës uluni me këmbën e shtrirë rrafsh në dysheme dhe tërhiqni gishtat drejt jush. Për ngërçin e shputës, shkelni në të mirëpo mos kërceni.
– Aplikoni një shishe me ujë të ngrohtë në stomak për shtrëngimet menstruale dhe abdominale.
– Butësisht por në mënyrë të vendosur bëni masazh muskulit të shtrënguar.
– Një teknikë e menaxhimit të dhimbjes që funksionon tek disa njerëz: Shtrydheni lëkurën e buzës së epërme nën hundën si dhe ndërmjet gishtit tregues dhe gishtit të madh të dorës.
– Nëse vuani vazhdimisht nga shtrëngimet, konsultohuni me mjekun.

Çfarë mund të bëjë mjeku i juaj: – T`ju japë relaksues të muskujve, për ata që kanë sulme të shpeshta.
– Të përcaktojë ndonjë çrregullim të lokalozuar apo sistemik që mund të shkaktojë shtrëngimet.

Këshilla për parandalim: -Bëni nxemje para stërvitjeve dhe ftohuni pas tyre.
– Pini lëngje të mjaftueshme para, gjatë dhe pas stërvitjeve. Uji është më i miri, shmanguni nga pijet me kofeinë. Pini një orë para stërvitjeve, pasta në çdo 12 – 15 minuta gjatë tyre.
– Ndonjëherë sugjerohen ndryshime në dietë për të kontrolluar ngërçet.
-Konsumoni ushqime të larta në kalcium dhe potasium: kajsi të thata, banane, pjeshka të thata, frute agrume dhe perime të freskëta për potasium.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button