fbpx

Teknika për femra: Si të hiqni mjekrën e dyfishtë

Shkaku i mjekrrës së dyfishtë mund të jenë gjenet, obesiteti, mosha apo vetëm mbajtja e lëngjeve. Mund të na bëjë të dukemi më të shëndoshë se sa jemi dhe të na kufizojë me përdorimin e makijazhit dhe garderobës. Përdorimi i njërës apo përzierjes të këtyre truqeve të vogla për një periudhë të caktuar kohore, mund të ju ndihmojë të lironi veten nga mjekrra e dyfishtë.

Të masazhoni me gjalpë kakao në fytyrë
Gjalpë nga kakao, një material i trashë i dylltë të cilin mund ta gjeni në shitoret e barërave apo ato të produkteve të bukurisë, mund të bëjë punën e largimit të mjekrrës së dyfishtë. Gjithçka që duhet bërë është ta masazhoni atë mbi mjekrrën e dyfishtë, do ju ndihmojë më shumë nëse shkak i mjekrrës së dyfishtë janë mosha apo mbajtja e ujit.

Maskë e glicerinës
Glicerina është një kimikat që është i njohur për viskozitet. Kur përdoret në formën e një maske të fytyrës, përzier me ujë rose, mund të shtrëngojë lëkurën. Kjo cilësi e glicerinës ndihmon në largimin e lëkurës që shkakton mjekrrën e dyfishtë,.

Masë nga e bardha e vezës
Të bëni një maskë nga e bardha e vezëve dhe ta aplikoni atë është edhe një metodë e të luftuarit kundër mjekrrës së dyfishtë. Kjo gjë funskionon sikurse dy etodat e mësipërme- duke e shtrënguar lëkurën. Procesi e ndihmon luftimin e lëkurës që varet dhe që formon mjekrrën e dyfishtë.

Ushtrimet e mjekrrës
Përderisa e ushtrojmë gjithë trupin, zakonisht harrojmë për mjekrrën dhe qafën. Ushtrimet sikurse lëvizjet rrethore apo lëvizja lartë-poshtë e fytyrës kundrejt qafës janë disa nga ushtrimet që ndihmojnë në humben e dhjamit në mjekërr dhe në këtë mënyrë edhe në luftimin e mjekrrës së dyfishtë.

Çamçakëz
Çamçakëzi ndonjëherë funskionon si ushtrim për nofullën dhe mjekrrën, ndihmon në luftimin e dhjamit në mjekërr dhe eventualisht në luftimin e mjekrrës së dyfishtë. Çamçakëzi ndihmon edhe në luftimin e dhjamit në faqet e juaja duke e bërë fytyrën të duket më pak e rrumbullakët dhe më e definuar.

Përdorni teknika të makijazhit për të fshehur atë
Përdorimi i mençur i makijazhit ju ndihmon në fshehjen e mjekrrës së dyfishtë. Kur të bëni aplikimin e bazës së makijazhit në ëkurë, aplikoni një nuancë më të hapur në pjesën tjetër të fytyrës në krahasim me mjekrrën. Në fakt, provoni të aplikoni nuancë më të mbyllur në pjesën e mjekrrës dhe në pjesën e sipërme të qafës. Ky veprim krijon iluzion optik që r bën mjekrrën e dyfishtë më pak të dukshme.

Terapi me masazh
Ndërmjet të githa përfitimeve që sjell masazhi, njëri ndër ta është lirimi nga uji i mbetur në trup. Në këtë mënyrë, masazhimi i fytyrës bën që të liroheni nga mjekrra e dyfishtë.

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close