Maqedonia ende ka frikë komunitetin e LGBTI-së

Në Maqedoni përfaqësuesit e përfaqësuesit e LGBT-së janë të diskriminuar, të izoluar, durojnë edhe dhunën dhe janë të papranuar në vende pune. Për shkak se nuk ka ligj për t’i mbrojtur, të njëjtit nuk mund t’i realizojnë të drejtat e veta. Disa raste nga viti 2012 deri më tash nuk kanë pasur zgjidhje gjyqësore. Kjo u tha sot në shënimin e Ditës kundër homofobisë, transfobisë dhe bifobisë, në Shkup, transmeton Portalb.

“Statusi dhe të drejtat e bashkësisë së LGBTI-së janë të përkeqësuar. Kjo bashkësi është e diskriminuar dhe nuk mund t’i realizojnë të drejtat e tyre. Për këtë arsye ata tërhiqen, ndihen të anashkaluar dhe depresiv, më shëndet mental në rrezik”, deklaroi Antoni Mihajllov, activist për të mbrojtur të drejtat e LGBTI-së.

Luiza Vinton, koordinatore e OKB-së për Maqedoni, potencoi se Maqedonia është shumë larg respektimit të të drejtave të këtij komuniteti. Kjo për arsye se në Ligjin për ndalimin e diskriminimit nuk i ka dy të drejta themelore “orientimin seksual dhe identitetin gjinor”.

Ajo u ka bërë thirrje liderëve politik që të bëjnë përpjekje për sjelljen e një ligji me ç’rast pjesëtarët e bashkësisisë së LGBTI-së do të mund t’i realizojnë të drejtat e tyre, siç insiston edhe Organizata e Kombeve të Bashkuara.

Sipas të dhënave të OKB-së, 77 vende në botë nuk i pranojnë të drejtat e LGBTI-së dhe i dënojnë, ndërkaq në 5 vende për pjesëtarët e kësaj bashkësie kanë vendosur dënime me vdekje./Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button