President konsensual i të gjithë qytetarëve

Sllobodan Najdovski, kolumnë – “ Lojë konsensuale për president”, Utrinski Vesnik
Na duhet president konsensual, por jo edhe kandidues për të cilin janë marrë vesh liderët partiak, kandidues për të cilin kanë arritur konsensus.

Erol Rizaov, kolumnë – “Rilkoski na fitoi të gjithëve”, Utrinski Vesnik
Nëse akoma nuk është e rregulluar dhe pastruar Lista zgjedhore, dhe nëse një kryetar i komisionit shtetëror zgjedhor thotë se pas këtyre zgjedhjeve KSHZ do të ketë situatë më të qartë, atëherë nuk mbetet asgjë tjetër përveç  Zoti na ndihmoftë ose ti ndihmojmë vetes, si që po e bëjnë qytetarët në shtetet ku janë tradhtuar shpresat  e jemi dëshmitarë këto ditë.

Naum Kotevski, editorial – “ Listë Zgjedhore ose shtrëngim partiak”, Utrinski Vesnik
Komedia e zezë me Listën zgjedhore, pas të cilës qëndron imagjinata marramendëse e aktorëve politik të ngarkuar për përparimin e proceseve demokratike, po shndërrohet në filmin më të mbrapshtë të festivalit të absurdeve në vend.

Ilija Dimovski, kolumnë – “Alibi rrugicë deri në humbje” , Dnevnik
Me ditë të tëra shohim deklarata dhe konferenca shtypi nga LSDM që janë me qellim të shkaktojnë alibi – gjendje për zgjedhjet eventuale dhe rezultate të humbjes për ata. Edhe pse rregullorja zgjedhore është sjellë në mënyrë unanime në parlament, dhe edhe pse ishin të futura të gjitha kërkesat e LSDM ( e disa prej tyre sinqerisht kufizohen edhe me logjikën e shëndoshë), LSDM me kokëfortësi vazhdon të kërkojë arsyetime.

Dimitar Çulev, kolumnë – “Për Bosnjen ka kush të shkruajë!”, Utrinski Vesnik
Shteti me konstruksion të ri sipas Dejtonit filloi të shqepet këndeve. Elementi etnik është vetëm mëlmesë. Gjella është korrupsioni i administratës në të cilën shteti ka 150 ministra.

Hristo Ivanovski, kolumnë – “Si bëhet ambasador i SHBA”, Utrinski Vesnik
Statistikat tregojnë se në mandatin e dytë të Obamës ka më shumë nominime politike se sa profesionale për ambasadorë, nga që vjen pyetja – vallë diplomacia amerikane po amaterizohet?

Aleksandra Filipovska, koment – “ Për pensione nevojiten punëtorë të rinj”, Dnevnik
Popullsia e Maqedonisë po plaket, pensionistët do të na shtohen, e koha e jetesës do të rritet, që në mënyrë plotësuese do ta ngarkojë buxhetin e fondit për sigurim pensional. Është koha ta gjejmë ilaçin për të gjitha diagnozat, sepse terapia është afatgjate, e efektet janë të pashmangshme.

Mersel Bilalli, kolumnë – “Afër destabilizimit”, Sloboden Peçat
Njerëzit janë shndërruar në masë që pret tu kalojë jeta. Nuk luftojnë më për të gjetur fatin, por për të gjetur shpëtim nga fati i keq. Shkathtësia e tyre më nuk matet sipas veprave të mira, por sipas shkallës së durimit.

Lajme të ngjashme

Back to top button