Supozim i plasuar si e vërtetë e qindpërqindtë

[Recension: FOTO: Gratë e VMROD-DPMNE-së e pastrojnë Portën triumfale nga Revolucioni laraman]

Nuk ka burime, nuk ka dëshmi, vetëm supozime, e në bazë të tyre nuk mund të ndërtohet një tekst i mirëfilltë gazetaresk.

1111Linku deri te artikulli origjinal: FOTO: Gratë e VMROD-DPMNE-së e pastrojnë Portën triumfale nga Revolucioni laraman

Data dhe koha e publikimit: 11.05.2016,  13:18

Data e recensionit: 13.05.2016

Recensues: Vlladimir Mirçeski

NGA SUPOZIMET DERI TE FORMULIMI ULTRA I FORTË

supozon:

Supozon, i kujtohet, përpiqet të zbulojë, të kuptojë pa të dhëna të mjaftueshme.

Në tekstet që tentojnë t’i plotësojnë standardet profesionale, nuk duhet të supozohet. Për shkak se sipas definicionit (Fjalori digjital i gjuhës maqedonase), kjo paraqet tentim që të kuptohet diçka, mirëpo pa informata të mjaftueshme.

Në rastin konkret, është shfrytëzuar pikërisht kjo vegël gazetareske. Qëllimi i disa disa zonjave të pajisura me kova dhe sfungjerë, që ta pastrojnë portën “Maqedonia” nga ngjyrat e “Revolucionit laraman”, ndërlidhet me atë se ato kanë mbështetje partiake dhe se janë dërguar me detyrë në mision që t’i pastrojnë njollat.

Ndoshta është ashtu, e ndoshta jo. Pse? Për shkak se, artikulli në asnjë mënyrë nuk arrin të sigurojë dëshmi se ato me të vërtetë kanë ardhur të pastrojnë me “direktivë nga shtabi i partisë”.

A janë pyetur? Jo!

A ka vërtetim nga ndonjë burim i brendshëm se janë nga partia në pushtet? Jo, absolutisht nuk ka asnjë burim!

A ka ndoshta ndonjë dëshmi tjetër, për shembull, fotografi nga ndonjë porosi me instruskione që të vijnë para Portës “Maqedonia”? Jo!

Kemi vetëm supozime të cilat në fund kanë çuar në formulimin ultra të fortë:

“FOTO: Gratë e VMROD-DPMNE-së e pastrojnë Portën triumfale nga Revolucioni laraman

Domethënë, në konstruksionin e titullit kemi supozim të pambështetur me fakte, i cili është shndërruar në pohim, se në tekst është lënë opcioni se ndoshta bëhet fjalë për aksion partiak:

“Sipas të gjitha gjasave bëhet fjalë për aksion të anëtareve të Unionit të grave të VMRO-DPMNE-së”

Tani, cila është informata e vërtetë? Se janë “gra nga VMRO-DPMNE-ja” apo se “sipas të gjitha gjasave janë gra nga VMRO-DPMNE-ja”?

Në nenin 1 të Kоdit të gazetarëve në mënyrë decide thuhet se:

Në qoftë se informata nuk mund të konfirmohet, ose nëse bëhet fjalë për supozim, respektivisht spekulim, kjo gjë duhet cekur dhe botuar.


Saktësia e informatës duhet vërtetuar sa më shumë që është e mundur.

Mirëpo, mu kjo nuk është bërë në këtë material të paargumentuar dhe spekulativ, i cili lexuesve u ofrohet si e vërtetë e qindpërqindtë.

 

Ky recension është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button