Venizelos javën tjetër në Shkup

Javën e ardhshme shefi i diplomacisë greke, Evangelos Venizelos, vjen në Shkup. Ministri i jashtëm i Greqisë udhëton në vizitë tre ditëshe në vendet e Ballkanit perëndimor, në mesin e të cilave edhe në Maqedoni.
 
Gazeta greke “Etnos” shkruan se kjo vizitë shkaktoi interes të madh për shkak se “kjo është hera e parë që Venizelos ta vizitojë Shkupin si ministër i punëve të jashtme”.
 
Gazeta shkruan se edhe pos perspektivës evropiane të vendit fqinj, duket qartë se bisedimet në Maqedoni do të fokusohen edhe ndaj çështjes së ndjeshme të emrit.

Po ashtu edhe gazeta tjetër greke “Katimerini” para disa ditësh shkroi koment për vizitën e shefit të diplomacisë greke në rajon, me çka theksoi se “ai shpejton ta bind Ballkanin, se edhe pos krizës ekonomike, parashikimet për zgjerim ende janë të gjalla, edhe pse kjo çështje nuk është në mesin e prioriteteve të kryesimit grek me Bashkimin Evropian”.

Lajme të ngjashme

Back to top button