Koncept i ri për zhvillim të qëndrueshëm të qyteteve në Ballkanin Perëndimor

Ka filluar në Shkup seminari në temë” Qytetet e reja- rikonstruksioni për çfarë të ardhme”, në të cilin diskutohet për një koncept të ri për zhvillim të qëndrueshëm në Ballkanin Perëndimor, raporton Anadolu Agency (AA).

Në fjalimin hyrës, ambasadorja e Francës në Shkup, Lorens Oer, tha se seminari për qytetet e së ardhmes është organizuar menjëherë pas atij të Parisit, më konkretisht konferencës së madhe mbi ndryshimet klimatike.

“Sot kemi bërë një plan për të ardhmen se si duhet të duken qytetet pas tridhjetë vitesh. Kjo është një temë tejet e rëndësishme sepse hap shumë çështje, ndërsa thelbësorja është e lidhur pikërisht me ambientin jetësor. Për çdo vit, Franca përmes këtyre seminareve ndihmon të realizohet kjo çështje, ndërsa këtu është i përfshirë edhe Fakulteti i Arkitekturës”,- tha Оеr.

Ministri i Ambientit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Bashkim Ahmeti nga ana e tij nënvizoi rëndësinë e këtij seminari.

Në kuadër të seminarit janë mbajtur dy tryeza të rrumbullakëta, “Kryeqytetet pas 30 vitesh” me pjesëmarrje të ekspertit të politikave të Gjeografisë, Zhak Levi dhe “Qytetet inteligjente, teknologji të reja” me pjesëmarrje të zv/ drejtorit të agjencisë “Akiten Nimerik” i cili u drejtua përmes një video konferencë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button