LSDM: ASHMAA e pranoi, reformat në media janë të domosdoshme

LSDM në një kumtesë paralajmëron se televizionet nën kontroll të Gruevskit, servisi publik RTVM dhe televizionet private Sitel, Kanal5 dhe Alfa vazhdojnë të raportojnë në mënyrë jo profesionale, jo objektive dhe njëanshëm.

“Agjencia për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele më në fund kanë pranuar atë që me vite ka paralajmëruar LSDM, Shoqatat e gazetarëve, faktori ndërkombëtar, BE, OSBE dhe Pribe: se mediat janë jo profesionale, përdorin gjuhë jo adekuate, sharje dhe shpifje”.

Nga aty thonë se ky reagim i Agjencisë është i vonshëm dhe se vjen pas 4 viteve heshtje, që lejoi televizionet e afërta me pushtetin t’i gënjejnë qytetarët dhe të krijojnë realitet të paqenë, ndërkaq Maqedonia nga organizatat botërore të renditet në fund, sa i përket lirive mediatike.

“Kjo është vetëm edhe një arsye plus, se pse duhet të bëhen reforma në media”, thonë nga LSDM./Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button