Gjykata e Apelit e shfuqizoi vendimin e DMDHP-së: KSHZ mund ta publikojë listën zgjedhore online

Gjykata e Apelit e ka pranuar padinë e Komisionit Shtetëror Zgjedhore (KSHZ) e cila e ka paditur Drejtorinë për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, pas vendimit për tërheqjen e Listës Zgjedhore dhe listës me të dhëna jo-koezistente në ueb faqen e internetit të KSHZ-së, njofton Portalb.

Gjykata e Apelit me vendim e shfuqizoi vendimin e përkohshëm të Drejtorisë për Mbrojtjen e të Dhënave nga 29 marsi.

Përndryshe, me vendim të përkohshëm iu ndalua KSHZ-së që të sigurojë qasje elektronike deri te Lista Zgjedhore e publikuar në ueb faqen: Lista Zgjedhore online.

Nga KSHZ atëherë reaguan se ata veprojnë në bazë të Kodit Zgjedhor dhe se publikimi i listës me votues është me mbështetjen e Qeverisë, por edhe se Kodi Zgjedhor është në pajtueshmëri me ligjin për mbrojtjen e të dhënave personale. /Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button