Drejtori i Telekomit- Maqedoni ishte pronar i firmës misterioze “Eksiko”

BIRN ka zbuluar personat dhe firmat që kanë marrë pjesë në formimin e punës në “Eksiko”, off-shores më i suksesshëm maqedonas. Përveç Zharko Llukovskit dhe ndihmës ministrit në MPB, Nebojsha Stojkoviq, po përmenden edhe persona nga Çekia, në mënyrë indirekte të lidhur me ish drejtorin e DSK-së, Sasho Mijallkov, firma të lidhura me biznesmenin Orce Kamcev dhe ndërmjetësues nga Qipro, transmeton Portalb.

Drejtori aktual operativ i Telekom Maqedoni, Zharko Llukovski dhe ndihmës ministry në MPB për informatikë dhe telekomunikacion, Nebojsha Stojkoviq kanë qenë pjesë e pronësisë së firmës misterioze “Eksiko”.

BIRN nga Regjistri Qendror ka marr dokumentacionin e plotë për këtë firmë, e cila vite me radhë kishte pronar që ishin enigmë, sepse fshiheshin pas off-shores kompanive të lokalizuar në Belize, SHBA dhe në Lugano. Përveç Lukovskit dhe Stojkoviqit, në dokumente ka edhe emra që janë në mënyrë indirekte të lidhur me ish shefin e DSK-së, Sasho Mijallkov, biznesmeni Orce Kamcev dhe ndërmjetësues nga Lugano (Zvicërr) dhe Nikozija (Qipro).

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button