Kosturnik, banorët vetë vendosën themelin e shkollës së re (FOTO+VIDEO)

20 vjet më parë Ministria e Arsimit dhe Shkencës iu kishte siguruar banorëve të fshatit Kosturnik një objekt privat, ku nxënësit të mund ta ndjekin arsimin fillor, por me shtimin e numrit të nxënësve ky objekt u bë i pamjaftueshëm. Pasi kërkesa e banorëve për objekt të ri, sipas tyre, nuk u përfill nga organet kompetente, ata vendosën që vetë të angazhohen për çështjen në fjalë. Me paratë e grumbulluara e vendosën themelin dhe po presin ndihma të tjera që të vazhdojnë punimet, njofton Portalb.mk

IMG_4672

Në fshatin Kosturnik të Kumanovës objekti privat paraqet shkollën rajonale, e cila funksionon në kuadër të shkollës fillore “Braqa Ribar” në Tabanoc. Aty nxënësit mësojnë nga klasa e parë deri në të pestën, ndërsa nga klasa e gjashtë udhëtojnë për në sh.f. “Bajram Shabani” në qytet. Se si e realizojnë mësimin 24 nxënësit njëkohësisht në hapësirën aktuale, nevojën për objekt të ri, kërkesat e bëra në komunë dhe iniciativën për ndërtim e sqaroi për Portalb mësimdhënësi Femi Xhaferi në videon në vijim.

I pyetur se a ka qenë në rend dite kërkesa e banorëve për shkollë të re në mbledhjet e Këshillit të Komunës së Kumanovës, këshilltari Ridvan Asani pranoi për Portalb se ai vetë e ka inicuar çështjen dhe e njëjta është diskutuar. Megjithatë, sipas tij, sektori i arsimit është kompetent që ta adresojë kërkesën në Ministrinë e Arsimit, pasi komuna nuk ka mjete financiare për investime kapitale.

Ndërsa i pyetur nëse gjithsesi mund të pritet ndonjë ndihmë eventuale nga ana e komunës për banorët të cilët tashmë kanë filluar ndërtimin e shkollës, Asani tha “Patjetër, është edhe ingerencë e komunës që të menaxhojë me shkollat. Është e padiskutueshme: çdo gjë që është në kompetencë të komunës, maksimumi do të bëhet nga ana e komunës.”

Portalb pret përgjigje nga Sektori për arsim i Komunës së Kumanovës.

Ndryshe, sipas Nenit 162 të Ligjit për arsim fillor në Republikën e Maqedonisë, mjetet për financimin e veprimtarisë në arsimin fillor sigurohen nga Buxheti i RM-së.

Sipas ligjit në fjalë, shkolla themelohet nga Qeveria ose Këshilli komunal pas mendimit paraprak pozitiv nga Qeveria. Themelohet nëse ka numër të mjatueshëm nxënësish, kuadër përkatës, lokal dhe pajisje të nevojshme sidhe nëse janë siguruar mjetet e nevojshme financiare. Shkollë rajonale organizohet në vendbanim me numër të vogël nxënësish, për çka vendos themeluesi pas vendimit paraprak pozitiv nga Ministri./Portalb.mk

Shkolla, Kosturnik
Shkolla, Kosturnik
Shkolla, Kosturnik
Shkolla, Kosturnik
Korridori
Korridori
Klasa1
Klasa1
Klasa_2
Klasa_2
Klasa_2
Klasa_2
Klasa_3
Klasa_3
Klasa_3
Klasa_3
Kosturnik
Kosturnik
Kosturnik
Kosturnik
Kosturnik
Kosturnik

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button