fbpx

Në spital me peshkaqenin

Edhe pse ishte një peshkaqen i vogël, ai që kafshoi një 23-vjeçare nga Florida, nofullat e tij qenë mjaftueshëm të fuqishme, sa për ta dërguar vajzën në spital, me grabitqarin ende të kapur pas krahut të saj, njofton TCH.

E reja qëndroi e qetë gjatë rrugës, ndërsa peshkaqenin nuk ia shkulën dot as rojet e plazhit e as efektivet e policisë, megjithëse e provuan disa herë.

Një dëshmitar në vendngjarje thotë se, vajza dhe një shoqja e saj e kishin ngacmuar vet, duke e kapur nga bishti. Në autoambulancë, një rrip metalik u vendos rreth peshkaqenit për të lehtësuar peshën e tij, që të mos rëndonte krahun e 23-vjeçares.

Sipas “National Geographic”, kafshimi i peshkaqenëve të vegjël kur dikush i afrohet, apo kur bezdisen nga njerëzit, është më shumë një refleks mbrojtës. Ai është aq i fortë, sa mund të zgjasë minuta të tëra, përpara se kafsha të qetësohet e ta lëshojë atë që mban të mbërthyer në nofullat e tij.

1463391364_peshk21463391352_peshk1

 

1463391364_peshk2

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Shiko edhe
Close
Back to top button
Close