Serbia po kryen ndërtime mbi varrezat masive me shqiptarë, thotë Çitaku në OKB

Ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku, gjatë fjalës së saj në seancën e Këshillit të Sigurimit, ka përmendur anëtarësimin e Kosovës në FIFA, duke thënë se Serbia ende dëshiron t’i mohojë fëmijëve tonë që të luajnë.

Ajo përmendi anëtarësimin e Kosovës në FIFA, duke thënë se Serbia ende dëshiron t’i mohojë fëmijëve të Kosovës që të luajnë, njofton Koha.net.

“Për ata unë kam një mesazh, jetoni dhe lejoni tjetër që të jetojnë, lëreni tjerët të luajnë sepse kosovarët meritojnë të luajnë”, tha Çitaku.

Ajo theksoi se derisa klasa politike ka ndarje, rruga drejt integrimit evropian është pajtim i të gjithëve.

Çitaku shtoi se ekzistojnë familje që janë ende në zi, siç janë familjet e të zhdukurve të cilat presin për të vërtetën e qartë dhe është imperativë që Serbia të hapë dosjet e saj në mënyrë që të mbyllim këtë kapitull.

“Shteti serb po fsheh gjurmët, duke lejuar të ndërtohen ndërtesa mbi mbetjet mortore”, tha ajo

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button