fbpx

Shkup, revolucioni i Larmë nuk ka të ndalur (FOTO)

Vazhduan sot protestat e organizuara nga Lëvizja #Protestoj në Shkup. Edhe sot protesta nisi para Prokurorisë Speciale, ndërsa ka përfunduar para Parlamentit, godina e së cilit është gjuajtur me ngjyrë.

6

1

Protesta në Shkup 16.05.16

Protestuesit e kanë ngjyrosur edhe Ministrinë e Jashtme.

1

Protesta në Shkup 16.05.16

Protesta në Shkup 16.05.16

2

Lëvizja Civile “#Protestoj” ka parashtruar 8 kërkesa që protestat të ndalen:

  1. Tërheqjen e menjëhershme të vendimit të presidentit Gjorge Ivanov.
  2. Të jep dorëheqje Ivanov.
  3. Gjykata Kushtetuese të deklarohet për kushtetutshmërinë e Prokurorisë Speciale Publike.
  4. Të formohet një departament special në Gjykatën Penale i cili do të jetë kompetente për lëndët që janë nën kompetencën e PSP-së.
  5. Tërheqjen e menjëhershme të datës së mbajtjes së zgjedhjeve më 5 qershor.
  6. Në bisedimet për krizën politike në vend, të kyçet sektori civil.
  7. Bisedimet për zgjidhjen e krizës të bëhet në territorin e Maqedonisë.
  8. Formimin e një qeverie kalimtare e cila do t’i implementojë deri në fund reformat urgjente nga raporti i Pribe-së.

“#Protestoj”, ka bërë të ditur se nëse nuk plotësohen këto kërkesa ata do të vazhdojnë me protestat në rrugë, transmeton Portalb.

Përndryshe, “Revolucioni laraman’, është emri i protestës në të cilën qytetarët në çdo protestë kanë në shënjestër institucionet dhe objektet e shtetit të cilat i gjuajnë me ngjyrë.

Deri më tani janë gjuajtur me ngjyrë:

  • Zyra Popullore e presidentit Ivanov
  • Qeveria e Maqedonisë
  • Kuvendi i Maqedonisë
  • Ministria e Kulturës
  • Ministria e Drejtësisë
  • Ministria e Punëve të Jashtme
  • Objektet e Shkupit 2014 në mesin e tyre “Fontana në Sheshin – Maqedonia, Porta e Triumfale e Maqedonisë, dy përmendoret në formë luani të cilët gjenden në urën “Goce Dellçev, etj.”
  • Agjencia për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele (ASHMAA)
  • Fotografitë e Nikolla Gruevskit, Gjorge Ivanovit dhe Gordana Jankulloskës
  • Gjykata Themelore Shkupi 1
  • Komisionit Shtetëror Zgjedhor (KSHZ)
  • Është ngjyrosur sheshi Maqedonia me ngjyrë të kuqe duke e rikujtuar 1 vjetorin e publikimit të përgjimit ku dëgjohet se si pushteti është munduar ta fshehë vrasjen e Martin Neshkovskit
  • Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit (KSHPK)
  • Radio Televizioni i Maqedonisë (RTVM)
  • Ura “Liria”, që ndodhet në afërsi të Ministrisë së Punëve të Jashtme
  • Drejtoria për të Ardhura Publike (DAP)

Përveç protestës së 13 prillit, ku protestuesit arritën të futën në Zyrën Popullore të presidentit Gjorge Ivanov dhe ta demolojnë atë, protestat kryesisht kanë qenë të qeta dhe pa incidente. /Portalb

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close