Ekspozitë multimediale “Të gjitha ngjyrat e vendit tim”në Shkup

Ekspozitë multimediale e veprave të artit të punuara nga fëmijë dhe të rinj do të mbahet në Shkup, në EU Info Qendrën, të shtunën, më 7dhjetor, me fillim në orën 11:00. 

Ekspozita do të shfaqë vepra të krijuara nga pjesëmarrësit e Shkollës kreative për arte figurative, që vijnë nga qytete të ndryshme dhe që ishin pjesë e projektit “Të gjitha ngjyrat e vendit tim”, dedikuar arsimimit mbi të drejtat dhe liritë e njeriut dhe tolerancën nëpërmjet krijimtarisë së përbashkët. 

Ne vazhdim do të bëhet projektim i filmave dokumentarë të krijuar nga pjesëmarrësit e Shkollës për produksion filmik në kuadër të projektit “Të gjitha ngjyrat e vendit tim”. 

Përveç kësaj, do të ketë një lexim letrar i krijimeve të shkruara nga pjesëmarrësit e Shkollës për të shkruar kreativ. Të gjitha punimet janë krijuar gjatë Shkollave për krijimtari artistike, që u mbajtën këtë verë në Ohër , me mbi 45 fëmijë pjesëmarrës nga mbarë Maqedonia, të udhëhequr nga artistë – ligjërues të trajnuar dhe me përvojë. 

Shkollat e Krijimtarisë Artistike janë pjesë e aktiviteteve të Civilit në kuadër të projektit “Të gjitha ngjyrat e vendit tim”, cili ka filluar në maj dhe do të zgjasë deri në fund të vitit.

Projekti është financuar nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) përmes Programit CIVICA Mobilitas dhe implementohet nga Qendra për Zhvillim Institucional (CIRa).

Lajme të ngjashme

Back to top button