Të pavërtetat zyrtarisht nuk e kanë vendin në gazetari

Obligim dhe imperativ i gazetarit është që opinionit t’i servojë informacione të sakta. Çdo informacion duhet konfirmuar nga sa më shumë burime. Teksti që është objekt recensioni dëshiron të bindë opinionin lidhur me një numër të protestuesve që kanë qenë më 9 maj, mirëpo pohimet e tij gazetari nuk i mbështet në asnjë fakt.

ZYRTARE Vetëm 3.500 protestues në protestën e 9 majit AKTUALE.MKLinku deri te artikulli origjinal:Zyrtare: Vetëm 3.500 protestues në protestën e 9 majit

Data dhe koha e publikimit:  11.05.2016

Data e recensionit: 15.05.2016

Recensues: Benjamin Arifi
Autori në asnjë moment nuk ka treguar se kush e bën zyrtare se në protestë kanë qenë 3500 protestues, pra nuk tregon burimin se ku e mbështet pohimin e tij. Kjo bën që artikulli të jetë tendencioz dhe të përhapë informata të pavërteta.

“Në protestat e 9 majit, të organizuara nga Këshilli Opozitar kanë qenë vetëm 3500 protestues. Këtë e bëjnë të ditur shifrat zyrtare, gjë për të cilën në kontinuitet njoftoi Aktuale.mk, derisa portalet dhe mediat e afërta me Lëvizjen “Besa”, (kjo e fundit si substitut i Këshillit), tentonin të fryjën këtë shifër sipas kutit të tyre”

Gazetari në asnjë moment nuk duhet të harrojë se ai mban përgjegjësi për fjalën e thënë publikisht dhe se duhet të ofrojë informacione të sakta dhe të vërteta. Kodi Etik i Gazetarisë e thotë qartë se gazetarët nuk duhet të shfrytëzojnë ndikimin e mediumit për të dezinformuar opinionin.

Më poshtë në tekst sjellen edhe konkluza dhe nxjerren përfundime, pa u bazuar ato në ndonjë fakt dhe pa u argumentuar pohimet.

“Kjo protestë madje është glorifikuar si dështim i radhës nga ana e opozitarëve shqiptarë, tani bile në tentativë për të poentuar politikisht mbi rastin e ndodhisë së 9 majit në “Lagjen e Trimave”.

Marrë në përgjithësi, mund të thuhet se kjo përmbajtje është tentim për të njollosur protestën e 9 majit, duke mveshur etiketime të ndryshme për subjektet organizatore të kësaj proteste, gjë që e bën këtë tekst të jetë jo serioz dhe jashtë standardeve gazetareske.

 

Ky recension është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button