Mësohen gjysmëfinalistët e Kupës së Maqedonisë

Këtë sezon në ndeshjet gjysmëfinale të Kupë së Maqedonisë nuk ka arritur të kualifikohet asnjë ekip, ndërsa sot në hapësirat e FFM-së është janë mësuar dyshet të cilat do të përbëjnë duelet që do të na japin dhe finalistët. 

Fituesi aktual i këtij trofeu, ekipi i Teteksit do të përballet me ekipin shumë të fortë, Metalurgun, e ku luan dhe futbollisti shqiptar Sedat Berisha, ndërkohë Rabotniçki që gjithashtu ka në mesin e saj futbollistë një numër të madh të futbollistëve shqiptar, përballë do të ketë Bregallnicën.

Rabotniçki dhe Metalurgu janë nikoqirë në ndeshjet e para, që zhvillohen me 19 mars, ndërsa ndeshjet e kthimit në Shtip dhe Tetovë do të luhen me 16 prill të vitit 2014.
Finalja e Kupës së Maqedonisë do të zhvillohet me 7 maj në stadiumin “Filipi i Dytë”. / Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button