Saraji me qendër speciale për Xhudo

Fituesen e medaljes së parë nga një kompeticion të kupës Evropiane në Xhudo në Maqedoni, Arbresha Rexhepi, në shoqërinë e trajnerit të saj i cili njëkohësisht është edhe selektori i reprezentacionit të Maqedonisë Goran Mickoski, i priti Kryetari i Komunës Saraj z. Bekim Murati, me të cilët biseduan rreth të arriturave të Arbreshës dhe planeve të klubit Ipon-Shkup, në të cilin garon një nga shpresat e sportit të Xhudos në vendin tonë.

Gjegjësisht në garat e Kupës Evropiane Cluj Napoka 2016 që u mbajtën në Rumani, Arbresha Rexhepi garoi në kategorinë më të vështirë dhe me konkurrencë më të madhe ku fitoi vendin e tretë. Kjo kategori për kadetë deri në 48 kg, është një nga më të vështirat, por edhe përkundër kompeticionit të rëndë, Arbresha për herë të parë sjell një medalje në Maqedoni, në këtë nivel kompeticioni. Kryetari i Komunës Saraj, z. Bekim Murati shprehu kënaqësinë që një sportiste kaq e talentuar vjen pikërisht nga Komuna të cilën e drejton ai.

“Komuna e Sarajit gjithmonë është e gatshme ti ndihmon sportistët e rinj dhe bën çmos që prioritet i rinisë të këtij rajoni të jetë sporti dhe edukimi i mirëfilltë. Lajmi për fitoren e Arbreshës na gëzoi pa masë, andaj shpresoj që edhe në të ardhmen, lajme të tilla do të marrim edhe më shpesh, me ç’rast do të mburremi jo vetëm banorët e Komunës të Sarajit, por edhe qytetarët e tërë vendit tonë”, tha mes tjerash Kryetari i Komunës Saraj, z. Bekim Murati.

Gjithashtu në këtë takim u bisedua edhe për mundësinë që të ngrihet një qendër speciale për xhudo brenda territorit të Komunës Saraj, ku të rinjtë dhe të rejat do të mund të përgatiten dhe të garojnë nëpër kompeticione të ndryshme, brenda dhe jashtë vendit. Nga ana tjetër, Arbresha Rexhepi është një ndër xhudistët më të reja në kategorinë e kadetëve dhe rezultatet e saj janë shumë premtuese. Ajo solli medaljen e parë për Maqedoninë me ç’rast hapi rrugën për perspektiva të reja.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button