Beshiktashi shpallet kampion

Beshiktashi u shpall kampion një javë para përfundimit të sezonit në javën e 33-të të Sport Toto Super Lig, duke e mposhtur Osmanlıspor me rezultat 3-1, duke arritur të grumbullojë 79 pikë, raporton Anadolu Agency (AA).

Në minutën e 7, pas një goditjeje të lirë nga krahu i majtë nga ana e Pinto-s në drejtim të zonës së rreptësisë , topi gjen Musa Çağıran, i cili me një goditje me kokë e dërgon atë jashtë fushe.

Në minutën e 21, pas goditjes nga këndi i djathtë nga Gökhan Töre drejt zonës së rreptësisë, Marcelo arrin të shënojë gol duke e cuar rezultatin 1-0.

Përsëri në minutën e 24 Marcelo shënon gol, duke e cuar skuadrën e tij me një epërsi prej 2 golash. Kësaj radhe Gökhan Töre goditi nga këndi i majtë dhe pasi lojtarët e Osmanlıspor-it nuk arritën ta largojnë topin, Marcelo shfrytëzoi rastin dhe e goditi atë drejt rrjetës.
Në minutën e 33, mbrojtja e Beshiktashit nuk mundi të ndërhyjë pas pasimit të Ndiaye-s,i cili e dërgoi topin deri te Rusescu, nga ku ky i fundit mbeti vetëm në zonën e rreptësisë përballë portierit Tolga Zengin. Megjithatë, Tolga ndërhyri me dhe nuk lejoi që Rusescu të shënojë.

Në minutën e 41, Sosa pason një diagonale të shkurtër në krahun e majtë drejt Quaresma-s, i cili realizoi një goditje të mirë, por topi goditi shtyllën dhe përfundoi jashtë fushe.

Ndërkaq, në minutën e 48, Gomez u gjend në pozitë të mirë në krahun e djathtë brenda zonës së rreptësisë, pas pasimit nga Quaresma dhe shënoi duke e cuar rezultatin 3-0.

Në minutën e 69, Muhamedi Bayır depërton në zonën e rreptësisë nga ana e majtë dhe pason te Ndiaye. Pas goditjes së menjëhershme të këtij lojtari, topi përfundoi jashtë fushe.

Në goditjen që bëri Torje nga këndi i djathtë, në minutën e 73, topi, të cilin portieri Tolga nuk arriti ta largojë, shkoi deri të Webo. ky mundi të shënojë duke e ulur diferencën në dy gola.

Me fitoren me rezultat 3-1, Beshiktashi u bë kampioni i sezonit 2015-2016

Beshiktashi u shpall kampion për herë të 14, pas një pauze prej 6 vitesh

Beshiktashi, i cili arriti të grumbullojë 79 pikë në Sport Toto Super Lig dhe ta ruajë epërsinë prej 6 pikësh me kundërshtarin e afërt Fenerbahçe, u shpall kështu kampion për herë të 14.

Gomez, hyri në historinë e Beshiktashit

Futbollisti gjerman, Mario Gomez, me golin e shënuar ndaj Osmanlıspor-it, hyri në historinë e Beshiktashit. Gomez u bë futbollisti i huaj me më shumë gola brenda një sezone tek ekipi bardhezi.
Duke e thyer rekordin e senegalasit Demba Ba prej 27 golash, me golin e shënuar ndaj Osmanlıspor-it, Gomez arriti të regjistrojë gjithsej 28 gola.

10 fitore radhazi në fushën e tij

Në 10 ndeshjet e fundit , Beshiktashi u nda me fitore. Për herë të fundit, Beshiktashi kishte arritur të shënojë 10 fitore radhazi në ligë në fushën e vet, në sezonin 1995-1996.

10 gola në 3 ndeshje në Vodafone Arena

Tifozët e Beshiktashit ngelën të kënaqur nga golat e shënuar në Vodafone Arena, e cila hyri në përdorim afërsisht para një muaji.
Ekipi bardhezi, në tri ndeshje arriti të ngadhënjejë në 3 ndeshje, ndërkohë që u shënuan 10 gola.

2 gola brenda 4 minutave nga Marcelo

Futbollisti Brazilian Marcelo Guedes, golat e parë me fanellën bardhezi i shënoi kundër Osmanlıspor-it.
Mbrojtësi, i cili në gjysmësezon i përforcoi radhët e Beshiktashit, në ndeshjen kundër Osmanlıspor-it, arriti të shënojë 2 gola brenda 4 minutave.

Këngë për triumfin

Tifozët kënduan këngë të ndryshme për triumfin, të shoqëruara me ovacine, duke dhuruar larmi pamjesh të ndryshme.
Pas përfundimit të ndeshjes, tifozët demonstruan dashamirësinë e tyre për drejtorin teknik Şenol Güneş, si dhe për futbollistët.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button