As “e” nga etika!

[Recension: Kjo është studentja e cila ka lindur foshnjen në “Tabanoc” dhe e ka hudhur atë në kontejner]

Problemi në këtë artikull është titulli dhe fotografia që janë përdorur në të. Përndryshe, teksti nuk është kontestues, bëhet fjalë për raport të transmetuar në mënyrë korrekte nga MPB-ja, pr vrasjen e foshnjes, që ka ndodhur gjatë një ekskursionit të absolventëve.

ОВА Е СТУДЕНТКАТА КОЈА СЕ ПОРОДИЛА НА „ТАБАНОВЦЕ“ И ГО ФРЛИЛА БЕБЕТО ВО КОНТЕЈНЕР – think24Linku deri te artikulli origjinal: Kjo është studentja e cila ka lindur foshnjen në “Tabanoc” dhe e ka hudhur atë në kontejner

Data dhe koha e publikimit: 

Data e recensionit: 13.05.2016

Recensuese: Аna Anstasovska

DAMKOSJE

Ku është etika në këtë artikull, është pyetja e parë ë parashtrohet kur media ka vendosur të publikojë fotografi, gjoja, të studentes e cila ka lindur fëmijë dhe e ka hudhur atë në kontejner. E para, prej ku e di media se mu ajo është vajza, kur në raportin e MB-së gjenden vetëm inicialet e saj.

Madje edhe sikur të jetë e saktë se në fotografi gjendet studentja për të cilën shkruhet, nuk është etike që ajo të publikohet, për shkak se drejtpërdrejt tregohet me gisht drejt saj dhe ajo damkoset publikisht. Problem tjetër do të paraqitej, nëse konstatohet se në fotografi gjendet ndonjë vajzë tjetër.

Pastaj, është vënë titull bombastik, që ka për qëllim ta tërheqë vëmendjen e publikut, i cili sigurisht nuk do të mbetet indiferent ndaj këtij lajmi.

Kodi i gazetarëve parasheh që informimi të jetë i liruar nga senzacionalizmi, me ç’rast në nenin 15 në mënyrë decide thuhet se

gazetari duhet ta kultivojë kulturën e gjuhës dhe të etikës.

Mirëpo, për fat të keq, në këtë artikull, nuk ka as “e” nga etika.

 

Ky recension është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button