Brukseli: S’ka kushte minimale për zgjedhje më 5 qershor

Kushte për t’u mbajtur zgjedhjet më 5 qershor nuk janë të plotësuara, ndërkaq Qeveria e cila do të del nga ato zgjedhje nuk do të njihet nga bashkësia ndërkombëtare. Këtë e ka thënë për DW në gjuhën maqedone Maja Kocijançiq, zëdhënëse e Komisionit Europian, transmeton Portalb.

Kocijançiq thotë se KE u bën thirrje liderëve politik që të marrin vendime për tu ballafaquar me situatën, duke respektuar Marrëveshjen e Përzhinës.

“Gjithashtu është e nevojshme që liderët të merren me problemin e sundimit të ligjit pa e prolonguar çështjen. Kjo më së shumti i referohet tërheqjes së vendimit për faljen e politikanëve nga presidenti Ivanov. Drejtësia duhet të mbizotërojë dhe duhet të jetë e dukshme. Është e vetmja mënyrë që tu kthehet besimi qytetarëve në institucionet e shtetit dhe ti jepet fund krizës politike”, porosisin nga KE./Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button