Veljanovski përsëritë qëndrimin: Nuk kam mundësi kushtetuese që ta thirr Kuvendin

­Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë sot përsëriti se nuk ka mundësi kushtetuese të thirr seancë të Kuvendit të shpërndarë.

“E ndjekë situatën në Maqedoni këto dy ditë. Jam i njohur me ngjarjet dhe të gjitha ato kërkesa para Kuvedit dhe për vet Kuvendin dhe do të dëshiroj ta përsëris atë qëndrim të përgjithshëm që e kam shprehur deri tani se unë nuk kam mundësi kushtetuese të thirr seancë të Kuvendit të shpërndarë. Kjo është rregulla themelore e një rendi kushtetues dhe juridik i cilitdo shtet, duke përfshirë edhe Republikën e Maqedonisë”, deklaroi Veljanovski, i pyetur për situatën aktuale politike sot në Romë ku e udhëheq delegacionin e Maqedonisë me rastin e shënimit të Ditës së Shën Kirilit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button