Hoxhallarë, priftërinj dhe avokat në borxh tek Fondi Pensional

Për 26 priftë, 7 hoxhë, 127 bujq, 59 avokatë dhe 547 firma, Fondi pensional dhe sigurimi invalidor  do të ju shënojë kamata për borxhin e mbetur deri në fund të vitit 2008, gjegjësisht për mos pagesën e të hyrave, tha drejtori i DPSI, Bekim Neziri.

Borxhi i përgjithshëm i këtyre 766 lëndëve sipas Nezirit është 510 518 934 denarë. Borxhi bazë është 271 039 418 kurse kamata është 239 479 516 denarë.

Kurse borxhlinjtë e tjerë (660) të cilët janë lajmëruar dhe më pas nuk kanë paguar borxhin, do të ju bllokohen xhirollogaritë.

“Mund të them se të gjitha ato subjekte të cilat nuk kanë shfrytëzuar këtë të drejtë dhe mundësi e cila ju dha me ligj, dhe që ende kanë borxh ndaj Fondit për PIOM, do ë ju bllokohet xhirollogaria që nga dita e nesërme”, tha Neziri.

Lajme të ngjashme

Back to top button