Fushatë e Drejtorisë së Doganave kundër pijeve jolegale alkoolike

Drejtoria e Doganave e Maqedonisë sot promovoi fushatën “Jo për pije jolegale alkoolike” me qëllim që ta rritë vetëdijen për rrezikun potencial nga konsumimi i alkoolit jolegal. Kontrollet e të mirave të akcizave, siç sqaroi drejtoresha e Doganave, Natasha Radevska Kërstevska, treguan se shitja jolegale e alkoolit është e pranishme dhe se janë zbuluar parregullsi tek mbi 20 për qind e subjekteve të kotnrolluara.

“Rakia jolegale e cila shitet aspak nuk është e kontrolluar nga aspekti shëndetësor, në shumicën e rasteve është zbuluar se në ambalazhë të prodhuesve me renome në objektet hotelierike vendoset dhe shërbehet raki tjetër, jostandardizuese, ndërsa opinioni aspak nuk është i vetëdijshëm për pasojat ndaj shëndetit nga konsumimi i pijeve të pakontrolluara”, tha në konferencë për shtyp Radevska­Kërstevska.

Pjesa më e madhe e alkoolit jolegal është i prodhimit vendor, ndërsa një pjesë e vogël nga importi. Gjatë 500 kontrolleve të të mirave të akcizave nga maji i vitit të kaluar janë zbuluar 102 kundërvajtje dhe janë konfiskuar mbi 4.000 litra pije alkoolike, 14 kilogramë duhan i papërpunuar dhe 140 pako cigare. Tre raste të shitjes jolegale të alkoolit janë zbuluar gjatë kontrollit të 25 objekteve hotelierike të shitjes me pakicë gjatë javës së kaluar.

Me kontrollin janë përfshirë, Shkupi, Manastiri, Ohri, Resnja dhe Demir Hisari. Gjatë fushatës “Jo për pije joleegale alkoolike” Doganat do të ndajnë broshura informuese përmes të cilave do të informohet përse, ku dhe si prodhohet alkooli jolegal, cilat janë rreziqet nga konsumimi i tij, si të dallohet alkooli i prodhuar jolegalisht dhe ku të paraqitet shitja jolegale. Varësisht nga rezultati gjatë kontrollit, Doganat, kur do të zbulojnë parregullsi, shqiptojnë dënim mandator prej 750 eurove për personin juridik, 250 euro për personin fizik, si dhe 30 për qind për personin përgjegjëps, ndërkaq e marrin alkoolin jolegal i cili më pas asgjësohet.

Dënimi mandator për tregtar individual paraqet 500 euro. Nëse konstatohet parregullsia, atëherë zbatohet masa për ndalesë për ushtrim të veprimtarisë, ndërsa tek rastet me përfitim të dukshëm pronësor shqiptohet dënimi prej një deri dhjetë viteve burg. Me kontrollet dhe fushatën janë përfshirë edhe tregjet. Nëse haset shitje e rakisë jolegale për personat fizik pason sanksioni kundërvajtës. Menaxhimi i plotë me akcizat gjatë importit dhe gjatë qarkullimit të brendshëm është në konmpetencë të Drejtorisë së Doganave prej vitit 2010. Vitin e kaluar Drejtoria ka paguar 20,7 miliardë denarë akcizë, që është për 15,4 për qind më shumë në krahasim me vitin 2014.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button