Delegacioni i Maqedonisë në audiencë tek Papa në Vatikan

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, Trajko Veljanoski, i cili e kryeson delegacionin sot në Vatikan u prit në audiencë tek Papa Françesku është në kuadër të shënimit të manifestimit tradicional “Maqedonia në nder të shën Cirilit”.

Në takim, Veljanoski i dhuroi papa Françeskut gdhendje në dru me motive nga flora dhe fauna e Maqedonisë, si dhe kurorë me margaritarë Ohri të përpunuara me dorë në manastirin Rajçica.

Veljanoski e ftoi papën për ta vizituar Maqedoninë. Pas audiencës te papa, kryetari i Kuvendit u takua edhe me monsinjor Pjetro parolin, sekretar shtetëror i Fronit të shenjtë. Në Bazilikën “Santa Maria Maxhore”, lajmëroi raportuesi i MIA-­s nga Roma, arqipeshkvi i Ohrit dhe Maqedonisë, z.z. Stefan, në prani të peshkopit heraklej z.Kliment, monsinjor Kiro Stojanov dhe anëtarët e delegacionit shtetëror, mes të cilëve edhe Valentina Bozhinovska, kryetare e Komisionit për marrëdhënie me bashkësitë fetare dhe grupet religjioze dhe ambasadorët Oliver Shambevski dhe Zvonimir Jankullovski, do ta bekojë Pllakën përkujtimore në shenjë falënderimi ndaj popullit të maqedonisë për veprën e iluministëve mbarësllovenë Shën Cirili e Metodi.

Këtë vit, për herë të parë, audienca do të mbahet më 16 maj, për shkak të obligimeve të papa Françeskut. Përndryshe, në Romë prej vitit 1960 tradicionalisht shënohet kjo festë me vizitë të delegacionit shtetëror nga Maqedonia i cili përkulet në varrin e iluministit mbarëslloven shën Cirilit në kishën “Shën Klimenti”, ndërsa kryetari i Kishës ortodokes të Maqedonisë do të kryejë shërbesë në varrin e shën Cirilit.

Në shekullin 11 kisha e shpalli 24 majin (11 maji sipas tilit të vjetër) si ditë të iluministëve të shenjtë Cirili e Metodi. Dita në Maqedoni për herë të parë është shënuar më 11 maj në vitin 1860 në kishën e Shënmërisë në Shkup. Data është zgjedhur sepse e shënon ditën kur ka filluar Misioni moravian.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button