Të dyshuarit për rastin “Celula” e pranuan fajin

­Pesë të akuzuar në rastin “Celula”, të cilët ngarkohen se kanë marrë pjesë në ushtri të huaja ose formacioneve paraluftarake, në seancën e sotme në Gjykatën Penale të Shkupit, si edhe gjashtë të akuzuarit e tjerë e pranuan fajin. Isa Fuga, Abdulla Abdullahi, Muhamed Imeri, Eroll Rustemi dhe Stefan Stefanovski gjatë prononcimit thanë se vullnetarisht e pranojnë fajin dhe se janë të vetëdijshëm për pasojat.

Prokurori Vlladimir Milloshevski kërkoi nga të akuzuarit që të shpallen fajtorë në pajtueshmëri me dispozitat ligjore, ndërsa madje avokatët kërkuan që gjykatësi t’i merr parasysh të gjithë rrethanat lehtësuese dhe dhe t’u shqiptojë dënime më të lehta.

Gjatë vlerësimit të aktpadisë fajin e pranuan edhe Hoxha Rexhep Memishi, Ahmet Dardhishta, Sejfulla Etemovski, Resul Saiti, Fazli Sula dhe Muhamed Shehu. Ata u dënuan me dënime minimale me burg prej pesë deri në shtatë vite.

Sipas akuzës, të dyshuarit në “Celulë” aksionet i kanë filluar në tetor të vitit 2014.

“ka tre kategori të veprave të cilat u vihen në ngarkesë të dyshuarve. Së pari, rekrutimi i personave në ushtri të huaja ose formacione paraluftarake, së dyti, grumbullim i mjeteve financiare dhe ndihmës materiale për mbështetje të personave të cilët do të inkuadrohen në ushtri të huaj ose formacion paraluftarak, sigurim të udhëtimit të tyre, trajnim dhe pjesëmarrje në ushtri të huaj dhe kategoria e tretë e veprave ­ pjesëmarrje në ushtri të huaj”, thotë prokurori Vlladimir Milloshevski.

Gjykata të mërkurën duhet t’i shqiptojë dënimet për pesë të akuzuarit në rastin “Celula”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button