Zaev: Le të fillojë VMRO-DPMNE me fushatën, pastaj LSDM do ta tregojë strategjinë

Lideri i LSDM-së, Zoran Zaev, sot në një bisedë telefonike me Agjencinë e Lajmeve “Meta”, tha  se ende është herët që t’i zbulojë strategjitë partiake për më 5 qershor, transmeton Portalb.

Në lidhje atë se më 7 prill në konferencë për shtyp, Zaev tha se LSDM “Nuk ka qëllim që në televizion t’i shikojë zgjedhjet”, ai tha se në vijim do të deklarohet në lidhje me strategjitë e partisë së tij.

“Ende është herët që ta deklarojmë strategjinë tonë për më 5 qershor, por le të fillojë VMRO-DPMNE të organizojë mitingje dhe ngjarje për zgjedhje, atëherë edhe ne do të fillojmë me strategjinë tonë. Edhe pse jam i sigurt se ajo nuk do të ndodhë”, tha Zaev. /Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button