Koxias: Duhet të arrihen kushte që Maqedonia të pranojë kompromis për emrin

­ Mendoj se kushtet duhet të arrihen në vendin tonë fqinj, që të mund të pranojë kompromis të rëndësishëm, deklaroi ministri grek i Punëve të Jashtme Nikos Koxias në lidhje me kontestin e Maqedonisë me Greqinë për çështjen e emrit. Në intervistën për edicionin javor të “Katimerini”­it, Koxias shkurt u përqëndrua në marrëdhëniet e Maqedonisë me Greqinë me ç’rast i thekson masat për ndërtimin e besimit.

“Me IRJM-­në ne i promovojmë, në kuptim praktik, masat për ndërtimin e besimit. Masat për ndërtimin e besimit me prodhimin e nismës që ne e ndërmorëm. Qëllimi është të përmirësohen marrëdhëniet tona ekonomike dhe sociale. Kur ka të bëjë me emrin, mendoj se kushtet duhet të arrihen në vendin tonë fqinj, ashtu që mund të pranohet kompromis i rëndësishëm”, thotë Koxias.

Ai gjithashtu përkujtoi se nisma e tij e mëparshme ishte edhe takimi në Selanik, në të cilën morën pjesë ministrat e Punëve të Jashtme dhe të Brendshme të Greqisë, Maqedonisë, Shqipërisë dhe Bullgarisë, dhe i cili përfundoi me sukses të madh.

“Vendosëm, së bashku, të institucionalizohet ky konfiguracion dhe të takohemi në çdo gjashtë muaj”, tha Koxias duke shtuar se ky është formati i dytë institucional të cilin Athina e promovon në rajon, pas formatit trilateral Greqisë, Rumanisë dhe Bullgarisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button