Sindikata e Mbrojtjes, të shtunën protestë për shkak të mos-përmbushjes së kërkesave

Sindikata e Mbrojtjes dhe Sigurisë, sot ka paralajmëruar se të shtunën do të protestojë për shkak të mos-përmbushjes së kërkesave të tyre, gjegjësisht rritjes së pagave për 20% dhe barazimin e vlerës së mëditjes në krahasim me policinë, njofton Portalb.

Në deklaratën e dërguar nga Sindikata theksohet se protesta do të mbahet përballë Ministrisë së Mbrojtjes dhe përpara Qeverisë së Maqedonisë, ndërkaq nëse nuk plotësohet kërkesat e tyre do të bëjnë grevë në institucionet që përfshihet Sindikata e Mbrojtjes dhe Sigurisë.

Sindikata thekson se gjatë një periudhe të gjatë kohore ka biseduar me kompetentët e Ministrisë së Mbrojtjes për përmirësimin e standardeve të të punësuarve, por nuk është gjetur zgjidhje, transmeton Portalb.

“Si partner i arsyeshëm social, kemi lënë kohë të mjaftueshme (deri më 13.05.2016) që të ulemi në tavolinë të bisedimeve dhe të gjejmë mënyrë për t’i plotësuar kërkesat e lartpërmendura”, thuhet në kumtesë duke shtuar se deri të premten nuk janë realizuar bisedime me kompetentët dhe për atë është sjellë vendim për protestë. /Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button