“ELEM”, në vend në rrymë, investon në parqe

Kompania shtetërore ELEM duhet të investojë në kapacitete për prodhimin e rrymës, jo të ndërtojë parqe, thonë ekspertët, shkruan REL në gjuhën maqedonase, transmeton Portalb.

Në vend të projekteve të mëdha të cilat do t’i sjellin benefite qytetarëve, Qeveria edhe njëherë fillon të ndërtojë mega – projekt në Komunën e Aerodromit në të cilën më së shpejti mund të fshihet qëllimi kryesor i harxhimit të parave, thonë antikorrupsionistët, pasi që ELEM ka publikuar tender për ndërtimin e parkut me vlerë prej 15 milionë euro. Përderisa qytetarët kanë nevojë të paguajnë rrymë më të lirë dhe mundohen ta kalojnë muajin për shkak të standardit të ulët, paratë shkojnë në park me kopsht zoologjik.

“Për anitkorrupsionistët më kontestuese është çështja se përse nuk jepet llogari për paratë e harxhuara gjatë viteve të fundit në të cilat janë ndërtuar parqet. Është reale se qytetarët po e humbin besimin në Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit. Se sa ajo e kryen punën e saj shihet nëse merret raporti në të cilën shihet se në mënyrë drastike ka rënë numri i ankesave”, shprehet Mihajllova, transmeton Portalb.

Antikorrupsionistët reagojnë se ky projekt nuk ka logjikë as kuptim që do ta arsyetojë harxhimin e parave.

“Shumë është e dyshuar shuma. Bie në sy se është e madhe. Vet vlera jep dyshime se mjetet janë të ekzagjeruar dhe se parashihet mënyrë perfide që të tërhiqen paratë publike”, thotë Vanja Mihajllova, eksperte kundër korrupsionit.

Ekonomistët thonë që është rëndë që të kuptohet zgjedhja e projektit në të cilën investon ELEM. Ata theksojnë se nëse kompania do të paraqitet si përgjegjëse, mundet që të investojë në energjetikë që të mundemi të prodhojmë rrymë e cila do të jetë më e lirë. /Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button