Kambovski- Veljanovskit: Shteti po shpërbëhet

Akademik Vllado Kambovski i ka bërë thirrje kryeparlamentarit Trajko Veljanovski të mos i komplikojë punët dhe menjëherë të thirre përbërjen parlamentare, sepse në këtë moment përgjegjësia për ardhmërinë e shtetit është personalisht e tij, transmeton Portalb.

Në një deklaratë për “sakamdakazham”, Kambovski ka paralajmëruar Veljanovskin se po e sjell Maqedoninë në një gjendje të rrezikshme, që të shpërbëhet.

Sipas tij, Veljanovski është i detyruar që ta tërheq vendimin për zgjedhje sepse nuk ka kushte për mbajtjen e zgjedhjeve më 5 qershor.

“Pse po e komplikoni punën me zgjedhjet? Nuk ka nevojë. Vjen 5 qershori, fushata e partisë së vetme do të fillojë, do të nisin njerëzit të rrahën rrugëve. Do të krijohet kaos. Përgjegjësia për ta tërhequr vendimin është personalisht e juaja”, i drejtohet Kambovski kryeparlamentarit Veljanovski./Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button