Ish-oficeri amerikan: CIA, rol të madh në arrestimin e Mandelës

Ish-diplomati dhe operativi i Agjencisë Qendrore të Inteligjencës (CIA) Donald Rickard gjatë kohës ka pranuar se CIA ka luajtur një rol kyç në arrestimin e liderit të Afrikës së Jugut Nelson Mandela në vitin 1962, transmeton Anadolu Agency (AA).

Gazeta “Sunday Times” raporton se Mandela u arrestua në vitin 1962 në Durban në bazë të informatës së CIA-s, ndërsa ky pretendim është konfirmuar në intervistë që gazetari John Irvin bëri me ish-diplomatin dhe agjent e zbulimit amerikan Rickard.

Rickard pranoi se CIA ka luajtur rolin kryesor, sepse aso kohe mendonin se Mandela ishte “eksponenti më i rrezikshëm i komunizmit në botë dhe dora e zgjatur e Bashkimit Sovjetik”.

Ky lajm ka nxitur presione shtesë të opinionit ndaj CIA-s amerikane të pranojnë rolin e saj dhe pozicionin e Washingtonit zyrtar gjatë Luftës së Ftohtë, kur, sipas disa burimeve, ka mbështetur aparteidin në Afrikën e Jugut.

Mandela pas arrestimit u dënua me burgim të përjetshëm, ku ishte akuzuar se ishte përpjekur për nxitje të luftës guerile dhe grusht shteti në Afrikën e Jugut. Ai kaloi 27 vite në burg, kur me presionin e opinionit botërorë u lirua. Ai ndërroi jetë në vitin 2013, si luftëtari më i madh kundër aparteidit dhe fitues i Çmimit Nobel të Paqes.

Richard ndërroi jetë dy javë pas intervistës me Irwin. Rrëfimi i tij pritet të sqarojë misterin e vjetër 55 vjeçarë rreth asaj se si forcat e sigurimit të Afrikës së Jugut e dinin saktësisht vendndodhjen e  Mandelas në ditën e arrestimit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button