Liria kampion shtetëror edhe për senior

Pas dominimit që e kishte klubi i mundjes Liria në fillim të vitit në të gjitha kategoritë në kuadër të kampionateve zgjedhore, vazhdua me fitore edhe sot, duke u shpallur kampion shtetëror në konkurrencën e seniorëve. Ne kampionatin e mbajtur në Radovish, në fund të garave, Liria triumfoi duke tubuar 37 pikë, dy më shumë se organizatori teknik dhe nikoqiri, ekipi i Buçimit. Në fund të garave, individualisht Liria fitoi tri vende të para, po aq të dyta dhe katër të treta.

Kampion shtetëror në kategoritë e tyre u shpallen: Elmedin Sejfullahu (61 kg), Raif Kamberi (65 kg) dhe Jasin Rexhallari (70 kg). Në pozitën e dytë u ndalen: Riad Rexhepi (65 kg), Metin Ramadani (84 kg) dhe Adem Adem (125 kg). Ndërkohë, në piedestal nga pozita e tretë u ngjitën: Jasin Sejfuli (70 kg), Valon Rogaçi (74 kg), Fuat Qaili (84 kg) si dhe Bujamin Ebipi (96 kg).

Me këtë fitore te re, KM Liria vetëm sa e ka vërtetuar edhe njëherë, atë qe e kishim thënë edhe më herët, që në Maqedoni, thjeshte ky klub nuk ka konkurrencë. KM Liria kampionatet zgjedhore i fitoi në të gjitha grupmoshat, nga shtetëroret po ashtu të parin, atë të seniorëve, ndersa tani synon triumf edhe te të rinjtë, kadetët dhe femijët gjithashtu. /Portalb.mk/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button