Meta në SHBA: Po ndëshkojmë sistemin

Kryetari i parlamentit shqiptar, Ilir Meta ka deklaruar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës se Kuvendi do ta miratojë reformën në sistemin e drejtësisë pasi ky aktuali nuk funksionon.

Duke folur në një seminar në qendrën Woodrow Wilson, Meta tha se: “Ne po e riorganizojmë, sepse ne së pari do të ndëshkojmë vetë sistemin, dhe kjo është një reformë shumë drastike. Ne do ta bëjmë atë sepse ne jemi të ndërgjegjshëm që ne kemi nevojë për një ndryshim rrënjësor. Dhe ne e filluam nga sistemi i drejtësisë përmes procesit të vlerësimit, që do të pastrojë sistemin”.

Meta vazhdon vizitën e tij në Shtetet e Bashkara ku është takuar në Kongresin Amerikan dhe Departamentin e Drejtësisë, transmeton tesheshi.com.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button