fbpx

Egjipti, rruga e re e refugjatëve? Italia: Qetësia në kontinent mund të prishet

Numri i refugjatëve në Mesdhe ka pësuar rënie këto javët e fundit, që kur Ministria e Brendshme e italisë paralajmëroi mbi një rrugë të re të emigrantëve që synojnë kontinentin e vjetër, atë të Egjiptit, transmeton Top Channel.

Ekziston megjithatë frika, se situata mund të ndryshojë. Omar Ali u nis drejt Europës me anije 3 javë më parë. Siç rrëfen dhe vet, në bord ishin dhe 250 refugjatë të tjerë, që bashkë me të qëndruan në det për plot 13 ditë. Ndryshe nga shumë emigrantë përpara tij, Aliu nuk ka udhëtuar nga Libia, por nga Egjipti.

“Me të mbërritur në Egjipt u rrethuam nga trafikantë që donin të nxirrnin parà prej nesh. Kur ishim gati për të hipur në anijë, ata u zhdukën dhe nuk pamë njeri tjetër. U ngjitëm vet, askush nuk na ndaloi”, tha Omar Ali, refugjat.

Një pjesë e mirë e personave të shpëtuar nga ujërat e Mesdheut, ditët e fundit kanë ndjekur të njëjtën rrugë. Shumica e tyre, me të zbritur në tokë janë detyruar të regjistrohen për azil. Roja bregdetare italiane, vetëm të enjten shpëtoi gati 900 refugjatë, kryesisht sirianë, nga dy anije në Perëndim të Siçilisë.

“Ne zakonisht, dy anije i mbajmë të ankoruara dhe dy të tjera i dërgojmë në det. Në rastet kur ka emergjenca, jemi të detyruar të angazhojmë të gjithë stafin e t’i përdorim të katërta mjetet lundruese”, tha Paolo Monaco, kapiten i Rojes Bregdetare italiane.

Sipas Monacos, nuk janë të pakta gjasat që hapja e plotë e një rruge të re drejt Europës, t’i japë fund qetësisë relative të kësaj periudhe.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close