Siriani me origjinë shqiptare që mbijeton me “letra” merr oferta pune në Turqi

Për Nadir İbrahimin, sirianin 44 vjeçar i cili është strehuar në Turqi pasi u largua nga lufta në Siri dhe që mbijeton duke mbledhur letra pavarësisht se është folës i 5 gjuhëve, pasi historia e jetës së tij u bë lajm nga AA kanë ardhur shumë oferta pune nga i gjithë vendi, raporton Anadolu Agency (AA).

Punëdhënës të ndryshëm nga i gjithë vendi pasi kanë lexuar nëpër gazeta dhe pasi kanë shikuar nëpër televizione jetën e Nadirit i cili është arsimuar për ekonomi në Marok dhe flet arabisht, frëngjisht, anglisht, spanjisht dhe italisht kanë kontaktuar me të në telefon ku dhe i kanë bërë oferta për punë dhe vend qëndrimi bashkë me familjen e tij nga qytetet si Stambolli, Antalya, Ankaraja, etj.

Punëdhënës të shumtë që nga kompanitë e pjesëve të këmbimit, kompanitë e shërbimeve të konsulencës dhe deri tek të dyqaneve të suvenireve në tregun egjiptian në rajonin Eminönü të Stambollit kanë kërkuar të përfitojnë nga aftësitë e gjuhës dhe përvoja e tij.

Nadir, në një deklaratë për gazetarin e AA-së rreth ofertave të punës ka shprehur falënderimet për ata që e kanë telefonuar dhe i habitur nga interesi i treguar nga punëdhënësit ai shprehet se nuk e ka pritur një interes kaq të lartë. “Allahu i bekoftë të gjithë. Më kanë ardhur oferta nga disa kompani. Por intervistën e parë të punës e kam bërë me një kompani kozmetike sepse ato ishin të parët që më telefonuan dhe atyre iu premtova. Ishte shumë pozitive dhe më kanë ftuar edhe për një intervistë të dytë, ku do të dërgoj më pas CV-në. Gjithashtu edhe nga një firmë ndërtimi në Antalya më shprehën se do të më prisnin bilën e avionit dhe më kërkuan që të nisesha menjëherë dhe të filloja punë. Një kompani tjetër në rajonin Kurtköy do të dërgojë automjetin e kompanisë për të më marrë. Edhe një biznesmen tjetër në Eminönü më telefonoi për të më punësuar”, u shpreh Nadir İbrahim.

– “Turqia më është bërë atdheu im, njëlloj si Siria”-

Ai ka treguar se i kanë shkaktuar traumë përjetimet e mbylljes së dy bizneseve në Siri për shkak të luftës dhe më pas jetesa e fëmijëve dhe bashkëshortes në Liban, si dhe humbja e parave nga mashtruesit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button