Miku “milioner”

Kurdo që dal me të ndejat e gjata të shkurtra më bëhen.

Koha gjithmonë e pamjaftueshme për të përmbledhur të tërën që duam ta themi.
Dhe ende nuk e di çka më pëlqen më shumë në ato shpalosje, zbulime dhe rinjohje të vetes para atij që më njeh po aq sa njoh unë veten. Ngaherë është vetëm prezenca e tjetrit ajo që na shtyn dhe inspiron të flasim më sinqertë se sa kur flasim me vetveten. Tjetri në këtë rast është një “klik” i nevojshëm që të vetëdijësojmë të vërtetat të cilat deri atëherë kanë qenë të heshtura apo kanë nën dry.

A më pëlqen me shumë kur i flas rehat rehat? me bindjen që më kupton edhe kur nuk jam e qartë, kur ngatërohem me fjalët, kur jam si nën ethe për ti treguar sa më shumë për sa më pak kohë, pasi siq thash takimet e vërteta zgjasin më shkurt se sa që duam ne. I flas ndonjëherë fare shkurt, telegrafikisht, pa nevojën për fusnota, me bindjen e bukur se ajo çka dua t’ia them, edhe pa e formësuar si duhet, do të arrijë në mendjen e mprehtë dhe shpirtin e tij oqean.
A më pëlqen më shumë ta dëgjoj në momentet që vlejnë miliona: kur humbem sa në fjalët aq në sytë e tij? Kur zë e flet për situatat kyqe jetësore, për momentet determinuese që kanë qenë më shumë se momente, për atë se si është ndier, si i janë dukur të tjerët dhe si ka qenë bota atëherë ose si është e sotmja. Rrëfimet intime mund të dëshmojnë mbi shoqërinë dhe frymën e kohës më shumë se sa studimet sociologjike.

Nuk e di çka më ka pëlqyer më shumë nga koha me të.

Por e di që fjalët i merr era dhe vetëm ajo që evidentohet mbahet mend më gjatë. Dhe kjo mandej mund të merr trajtë letrare, mund ta mbijetojë raportin privat dhe të mbetet edhe kur mos të jemi.

Prandaj më pëlqen ti shkruajmë qoftë ato për të cilët nuk na mbërrin koha ti flasim, qoftë rekapitularët e muhabeteve që kanë sfondin e gjerë prapa. Dhe letër pas letre del libër epistolar. Ky lloj i letërsisë është dokument I kohës. Shumë i munguar në letrat shqipe.

Ai habitet çfarë paska të vlefshme në rrëfimet e tij që ato të mbeten!?

Po, janë modest ata që kanë më pak arsye për të qenë modest.

Por unë e mbaj në folder komunikimin tonë.

Do ia shkruaj gjërat që nuk arrij t’ia them, ose ato që dua ti ruaj nga harresa.

Ai do përgjigjet në stilin e tij të shkëlqyer.

Dhe do të vazhdojë të mbetet modest pikërisht nga shkaku se nuk ka arsye për të qenë.

Shkrimi është shkruar enkas për Portalb.mk. Të drejtat e publikimit i kanë vetëm ©Portalb.mk dhe autori, sipas marrëveshjes mes tyre.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button