Durrës, zotëronin 5.5 kg kanabis, arrestohen bashkëshortët

Policia e Durrësit ka goditur një tjetër rast të trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike, duke bërë të mundur arrestimin në flagrancë të shtetasve Andi Pepnika 40 vjeç dhe Dezdimona Jahelezi, 32 vjeç, bashkëshortë, banuese në Kamëz të Tiranës, transmeton Top- Channel.

Arrestimi në flagrancë i tyre u bë pasi në pikën e kontrollit të automjeteve, në vijën e dytë, në Portin e Durrësit, në automjetin tip Benz me targa DË 435 TV, me drejtues shtetasin Andi Pepnika dhe pasagjere bashkëshorten e tij, në bagazhin e mjetit iu gjetën dhe iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale 5.5 kg kanabis.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button