Përfundoi sezoni i Ligës së Dytë

Sot ka përfunduar sezoni i rregullt në Ligën e Dytë, ku është mësuar edhe ekipi që do të luajë përmes balotazhit për të provuar kualifikimin në Ligën e Parë. Fitoren që ka shënuar Pelisteri dhe disfata që përjetoi Teteksi, kanë ndryshuar renditjen tabelare në xhiron e fundit, kështu që pikërisht Pelisteri do të jetë skuadra që do të mësojë nesër se cila ekip do të jetë ajo me të cilën do të kërkojë përmes balotazhit Ligën e Parë.

Skuadra e Vëllazërimit pa ngarkesë ka luajtur sot kundër Pobedës, ndërsa trajneri Xhengis Rexhepi në këtë takim u kishte dhënë mundësi të luajnë edhe futbollistët e rinj. Golat në takimin e sotëm u shënuan pas minutës së 75-të, që do të thotë se edhe me formacion të ri, djelmoshët kërçovarë ishin kundërshtarë të denjë të Pobedës.

Skuadra e Gostivarit edhe pse ka shënuar fitore ndaj Ljubancit, nuk ka ndryshuar asgjë, pasi skuadra e drejtuar nga Mensur Jakupi nga sezoni i ardhshëm do të luajë në Ligën e Tretë.

Rezultatet e javës së 27-të:

Gostivari – Ljubanci 3:2, Pobeda – Vëllazërimi 2:0, Teteksi – Makedonija Gj.P. 1:2, Pelisteri – Skopje 1:0, Euromilku – Kozhufi 1:0.

Tabela: Pobeda 47 pikë, Makedonija Gj.P., 46, Pelisteri 39, Teteksi 39, Vëllazërimi 38, Skopje 36, Euromilku 36, Ljubanci 34, Gostivari 33, Kozhufi 17 pikë. /Portalb.mk/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button