Rusi, sherr masiv në varrezat e Moskës

Një sherr masiv ku janë përfshirë rreth 200 persona është verifikuar në varrezat Khovanskoje, në jug-perëndim të Moskës.

Për pasojë, të paktën 2 persona kanë humbur jetën, bën të ditur Ministria e Brendshme ruse, sipas të cilës lidhur me ngjarjen janë arrestuar mbi 50 vetë, transmeton Top Channel.

Sipas një zëdhënëseje të policisë, viktimat humbën jetën pasi u shtypën nga njerëzit që po përpiqeshin të largoheshin nga vendngjarja me vrap.

Autoritetet sqaruan se në përleshje e sipër ka patur të shtëna, por deri tani nuk rezulton askush të jetë lënduar me armë zjarri.

Zëdhënësja Sofya Khotina deklaroi se, nga hetimet e para dyshohet që sherri të ketë lindur si pasojë e përplasjes për territor mes dy grupeve punëtorësh të varrezave. Ajo tha gjithashtu se edhe dy viktimat ishin pjesë të njërit prej grupeve.

Ndërkohë, mediat ruse flasin për një përplasje mes dy grupeve etnike nga Azia Qendrore dhe Kaukazi, që luftojnë për kontrollin e tenderave fitimprurës që organizohen për shërbimet e varrezave.

Gjithashtu, mediat shkruajnë se të shtënat janë qëlluar nga një oficer policie, në përpjekje për të ndaluar sherrin. Varrezat Khovanskoje kanë një sipërfaqe prej 200 hektarësh në periferinë jug-perëndimore të Moskës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button