Limaj përfundimisht i pafajshëm për rastin “Kleçka”

Kryetari i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj, bashkë me të akuzuarit e tjerë, është shpallur përfundimisht i pafajshëm për akuzat që rëndonin mbi të në rastin “Kleçka”, pasi që gjykata e Apelit ka konfirmuar aktgjykimin e Gjykatës Themelore të Prishtinës, njofton Klan Kosova.

Gjykata e Apelit pasi ka shqyrtuar ankesën e Prokurorisë Speciale të Kosovës e ka hedhur poshtë atë, duke rikonfirmuar vendimin e Gjykatës Themelore.

Tashmë vendimi i është kumtuar edhe avokatëve, ndërsa Gjykata e Apelit zyrtarisht do ta lëshojë njoftimin për media të hënën.

Rasti Kleçka dërguar në Gjykatën e Apelit me ankesë të ish-prokurorit, Maorizio Salustro.

Kjo pasi dy herë shkalla e parë e kishte shpallur të pafajshëm Fatmir Limajn, Arben Krasniqin, Naser Krasniqin, Nexhmi Krasniqin, Behlul Limajn, Refki Mazrekun, Naser Shalën, Sabit Shalën, Shaban Shalën dhe Besim Shurdhajn.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button