Kryebashkiaku mysliman i Londrës: Ftoj Trump të vijë këtu, dua ta edukoj mbi Islamin

Kreu mysliman i bashkisë së Londrës, Sadiq Khan ka ftuar Donald Trumpin në kryeqytetin e Anglisë, në mënyrë që të mund të edukojë kandidatin për president, në lidhje me Islamin.

Khan ka refuzuar fjalët që thonë se Islami nuk mund të konkurrojë me vlerat moderne të Perëndimit, ndërsa shprehet se Trump ka “pikëpamje injorante” për Islamin dhe se “po tregohej ekstremist”.

“Unë dua që Donald Trump të vijë në Londër. Në këtë mënyrë unë mund t’i paraqitem atij si një mysliman i devotshëm, pa asnjë problem ndaj vlerave liberale të Perëndimit, por në të njëjtën kohë mund t’i tregojë edhe qindra e mijëra myslimanë të tjerë që jetojnë në këtë shtet dhe iu pëlqen që janë britanikë e perëndimorë”, – tha kreu i bashkisë gjatë një interviste për NBC News ditën e premte, transmeton portali Tesheshi.

Në muajin dhjetor Trump foli për një largim të plotë dhe total të myslimanëve nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pas sulmeve masive në San Bernardino të Kalifornisë. Deklaratat e Trump u kritikuan ashpër nga shumë liderë botërorë dhe nuk u pritën mirë nga qytetarët amerikanë.

“Unë dua ta edukoj Donald Trumpin. Dua t’i tregoj atij se mund të jemi myslimanë dhe perëndimorë njëkohësisht”, – tha Khan.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button