Isa Mustafa ironizon AAK-në e NISMA-n: Koha për festë, jo për protesta

Kryeminsitri Isa Mustafa, ka qëndruar sot për vizitë në bastionin e partisë së tij, LKD-së, në Dukagjin, në Istog. Nga atje Mustafa ka shpalosur qëndrimet e tij lidhur me protestën e organizuar sot nga AAK e NISMA në Prishtinë.

Ka thënë se më së miri ka qenë që sot në Prishtinë të kremtohen fitoret shumë të mëdha që i ka arritur Kosova gjatë këtij muaji, duke përfshirë rekomandimin për liberalizimin e vizave, anëtarësimin në UEFA dhe FIFA dhe proceset tjera se të protestohet.

Mirëpo, siç u shpreh kryeministri Mustafa, protesta është çështje legale, është e garantuar me Kushtetutë, është shprehje e mendimit të njerëzve, të qytetarëve dhe opozitës.

Sa i përket kërkesës për dorëheqje të qeverisë, kryeministri Mustafa ka thënë qeveria do ta çojë mandatin deri në qershor të vitit 2018, sepse sipas tij është një qeveri e cila po tregon suksese shumë të mëdha në proceset e integrimeve euroatlantike, të thellimit të miqësisë me SHBA-të të reformave strukturore e ekonomike, transmeton tesheshi.com.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button