Samsung Galaxy Note 6 lansohet në gusht

Samsung Galaxy Note 6 raportohet se do të lansohet kah mesi i muajit gusht.

Sipas Evan Blasss, Note 6 do të prezantohet më 15 gusht. Kjo datë raportohet se do të vlejë vetëm për tregun amerikan.

Sipas një raportimi të fundit, Samsung do të lansojë një version më të lirë të note 6 sivjet, në formë të Note 6 Lite, transmeton koha.net.

Sipas raportimeve të fundit, Galaxy Note 6 do të vijë me rating IP68, i njëjtë me Galaxy S7 dhe S7 Edge.

Ratingu IP68 për Samsung Galaxy Note 6 do t’ia mundësojë pajisjes që të qëndrojë nën ujë deri në 1.5 metra thellësi për 30 minuta. Këtë veçori tashmë e kanë dy telefonat që u lansuan muaj më parë nga Samsungu.

Më parë është bërë e ditur se Galaxy Note 6 do të ketë ekranin 5.7-inç me 4K. Pajisja pritet të vijë me 6 gigabajt RAM memorie.
Fableti do të jetë i fuqizuar nga procesori Samsung Exynos 8990 ose nga Qualcomm Snapdragon 820 dhe do të jetë telefoni i parë që do të ketë memorie 256 giga, transmeton Koha.net.

Kamerat e Note 6 do të jenë të njëjta me ato të S7 dhe S7 Edge. Kamera ballore do të jetë 5 megapixel ndërsa kryesorja 13 MP.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button