Obama, presidenti i parë i SHBA-ve që viziton Hiroshimën

 Barack Obama do të jetë presidenti i parë i Shteteve të Bashkuara të Amerikës që të ketë vizituar në cilësinë e presidentit vendin ku u hodh bomba e parë atomike, gjë të cilën do të bëjë gjatë vizitës së tij në Japoni në fund të muajit ku do të marrë pjesë në takimin e fuqive ekonomike të G-7-ës.

Vizita e propozuar në Hiroshimë që është planifikuar për një kohë të gjatë në dhomat e Shtëpisë së Bardhë, u shpalos zyrtarisht në fillim të javës. Deri më sot, asnjë president amerikan nuk ka vizituar vendin ku 71 vite më parë u hodh bomba atomike.

Zëdhënësi presidencial ishte i qartë kur tha se Obama nuk ka pasur në plan të bëjë asnjë kërkim falje për bombardimin. Zyrtarët japonez nga ana tjetër, përfshirë kryetarin e Hiroshimës, janë shprehur se kërkimi i faljes nuk është diçka të cilën ata e presin.

Pavarësisht këtyre pohimeve, në opinion kanë dalë disa detaje nga vizita e planifikuar dhe janë shtruar edhe disa pyetje të cilat janë temë diskutimi. A do të vendosë kurorë me lule në memorial, a do të takojë dhe flasë me të mbijetuarit e sulmit, a do të mbajë fjalim?, ose a do tu përgjigjet pyetjeve të gazetarëve? Sipas gazetës “Japan Times”, Obama nuk do të ketë fjalim formal edhe pse është e mundur të bëhet një deklaratë nga ana e tij.

Kryeministri i Japonisë, Shinzo Abe do të shoqërojë Presidentin Obama gjatë vizitës në këtë shtet, që shihet një mundësi e mirë për kryeministrin të bëjë diçka të cilën paraardhësit e tij nuk kanë mundur ta bëjnë. Nga ana tjetër, kryeministri mund të jetë i shqetësuar se vizita e Obamës mund të “errësojë” takimin e G-7-ës. Abe ka investuar shumë mund për takimin të cilin e organizon Japonia. Javën e parë të muajit maj, ai e kaloi në turneun në kryeqytetet evropiane për të vendosur themele të shëndosha për takimin. Ai personalisht kishte përzgjedhur vendin Ise Shima, që zë një vend në zemrat e japonezëve si një mit për origjinën e tyre.

Në mënyrë të paevitueshme do të ketë një konferencë për mediat pas takimit të G-7-ës ku pritet që përveç pyetjeve rreth takimit të ketë edhe pyetje për vizitën në Hiroshimë.

Obama dhe shoqëruesit e tij padyshim se presin “pyetjen e Trumanit”– “Zoti president, nëse do të ishin të vendin e Trumanit, do të urdhëronit bombardimin?”. Do të jetë e vështirë përgjigja e kësaj pyetje pa ofenduar njërën palë, qoftë japonezët qoftë veteranët amerikanë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button